Petro Koçi, 45 minuta në SPAK për tenderat e Fierit: Krimi ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të fundit
Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka dhënë dëshminë e tij para prokurorëve të SPAK, pas akuzave se njerëz të dënuar dhe me precedent penalë po fitojnë tenderat në Fier. Pas dëshmisë së dhënë para prokurorëve për rreth 40 minuta, Koçi ka vijuar akuzut edhe pas daljes nga SPAK ku ka akuzuar se bota e krimit në Fier është e lidhur me politikën dhe madje ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit.
Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste dhe ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i është përgjigjur thirrjes së SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me denoncimet publike te bëra në rrjetet sociale për fitimin e tenderave në Fier bnga persona me precedent penalë.
Në orën 11.00 të së hënës, 26 korrik, Koçi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dalë pas rreth 45 minutash.
Pas djales nga prokuoria, Koçi tha se nuk është hera e parë që ai bënte denoncime të kësaj natyre.
Koçi: Kam vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar me drejtësinë. Qëndrimet e mia nuk janë për të larë hesapet me asnjë politikan, ne duhet të lajmë hesapet me botën e krimit dhe nuk duhet të lejojmë të jenë influent në jetën publike dhe në vendnimmarrjet zyrtare.
Ajo që kam thënë se ata ndikojnë në financat publike ose përmes lidhjeve të drejtëpërdrejta ose duke kërcënuar zyrtarë të niveleve të ndryshme është e vërtetë. Ka zyrtarë që janë lodhur nëpër zyra dhe i janë përkulur presionit të krimit.
Media pas deklarimeve të mia ka bërë shumë akuza dhe referime konkrete. Për çdo gjë konkrete kam kurajon të bëj kallëzim penal. Unë do të jem vazhdimisht një politikan që do të luftoj që bota e politikës të jetë sa më e pastër. Kam bërë kallëzime penale dhe për pjesë të administratës që kanë qenë pjesë e PS dhe më përpara.
Deputeti i zgjedhur deklaroi se bota e krimit në Fier është e lidhur me politikën, ndërsa kjo situatë ka ndikuar edhe në zgjedhjet e fundit.
Koçi: Bota e krimit në Fier ka pasur lidhje të konsoliduara me politikën. Mund tu them dhe rastet e fundit të tillë në marrëdhënie me LSI edhe ndikuan në rezultate zgjedhore në zgjedhjet e fundit.Për rastet që kam denoncuar konkretisht i ripërmenda.
Pas akuzave të publikuara nga Petro Koçi në rrjetet sociale Prokuroria e Posaçme nisi verifikimet ndërsa thirri për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes deputetin e zgjedhur Petro Koçi.
Pas deklarimeve të tij, Prokuroria e Posaçme pritet te vijojë të tjera verifikime në lidhje me këtë denoncim.
Deklaratat e ish zv.ministrit të Mbrojtjes kanë ngjallur reagime edhe te përfaqësuesit e mazhorancës në Fier, të cilët i kanë cilësuar ato si tradhëti ndaj partisë.

