Me pranga në duar, shoferi i autobusit ku humbën jetën 10 persona

Shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona u dërgua në Prokurori në Kroaci për tu marrë në pyetje. 

Në një video të publikuar nga ‘Sbonline.net’ shihet momenti kur shoferi del nga veturat e policisë së Kroacisë. 

Mjeti i transportit me targa të Kosovës doli nga rruga, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, rreth orës 6:00 të mëngjesit të së dielës.

Me pranga në duar, shoferi i autobusit ku humbën jetën 10 persona

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se viktimat janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur sot ditë zie kombëtare. Nga ana tjetër dy prej të lënduarve mësohet se janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që prokuroria kroate ka thënë se pas dëshmisë së shoferit, pret ekspertizën e vendit të ngjarjes për të zbardhur shkakun e ngjarjes.