Abilekaj: Opozita po bën fasadë dhe ky është shërbimi më i madh që i bëhet Ramës
I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, gazetari Enton Abilekaj, ka komentuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, të shtunën (17 Korrik).
Abilekaj thekson se PD nuk ia doli të dilte e bashkuar nga ky Kuvend, teksa shton se nuk ka vend për duartrokitje nëse je kurban i një regjimi, duke lënë të nënkuptohet Partia Socialiste.
"Mendoj se nuk arriti dot të dilte me e bashkuar, edhe ato zëra që ishin pro bashës deri në zgjedhjen e Bashës , dolën të pakënaqur në zgjedhjet e Kongresit, ju e patë Mark Markun. Agron Gjekmarkaj, sepse çdo njeri që do që një opozitë të jetë e fortë në këtë vend, mendoj që nuk mund të bëhet opozitë e fortë nëse trokasim humbësit dhe humbjen. Kemi një proces zgjedhor, i cili u deformua, pati një ,mbledhje votash aq shumë sa vetëm diferenca e votave mes opozitës dhe mazhorancës është më vogël se sa mori Tom Doshi.
Këtë situatë nëse do të kishim një fakt mbledhje serioze në PD, një mision serioz që do të tregonte, me emra, me numra dhe me qendra votimi se çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur dhe si është reflektuar rezultati, do të sillte një situatë krejt tjetër. PD del bën show mediokër ku duartrokitet humbja, nuk ka vend për duartrokitje nëse je kurban i një regjimi."
Në tej shton se opozita po shndërrohet në një fasadë demokratike, teksa shton se ky është shërbimi që më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës .
"Marku u fut në PD me mendimin se do ndryshonte diçka. Fjalët e Markut, janë të sakta, pra kjo opozitë po shndërrohet në një fasadë demokratike. Në atë që do Edi Rama. Këta po bëjnë fasadë dhe ky është shërbimi më I madh që mund t’i bëhet Edi Ramës. Nëse ne kemi një opozitë që ka vendosur t’i shërbejë Edi Ramës, atëherë duhet të gjejmë një opozitë tjetër, shoqëria me siguri do të kërkojë një shoqëri tjetër."
Në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili tashmë është deputet i zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit, Abilekaj thotë prezenca e tij në këtë forcë politike është problem. Sipas tij nëse PD përjashton Berishën nga partia, ka mohuar ekzistencën e saj pasi ai është simboli i saj.
"Problemi i PD me Berishën është problem real, Berisha ndoshta nuk duhet të kandidonte, por tashmë që është pjesë nuk mund të përjashtohet nga PD. Përjashtimi i Berishës nga PD është të mohoj ekzistencën e saj, pasi është figura simbol i kësaj partie, dhe një parti nuk mund të përjashtoj Partinë e vet. Është në dorën e Berishës, të largohej apo jo. Kjo çështje nuk duhet të diskutohet tani por para zgjedhjeve. Ky problem ka lindur sepse Basha nuk do të zgjidh asnjë çështje të rëndësishme, do që gjërat të zgjidhen vet dhe të vijnë të gatshme . "
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Anila Kolgjini.

