Takimi Vuçiç-Kurti në Bruksel/ Abilekaj: Serbia duhet të paguajë për atë çfarë i ka bërë Ballkanit
I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, gazetari Enton Abilekaj, ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, diskutim i cili u shoqërua me tensione.
Sipas Abilekajt, Serbia duhet të paguajë për atë që i ka bërë Ballkanit, teksa ka shtuar se nuk do të ketë paqe nëse nuk dënohen kriminelët e gjenocidit serb.
Ai shton se Serbia duhet të garantojë paqen dhe ta fitojë atë siç e fitojnë të tjerët, duke theksuar këtu faktin se duhet të ketë reciproritet në marrëdhëniet ekonomike si dhe marrje përgjegjësie për atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën.
"Është bërë normalitet tensionet mes Kurtit dhe Vuçiç, u kuptua pak në takimin e parë që kur Kurti e zhvendosi boshtin e negociatave. Që nga viti 2013, boshti i negociatave ishte ndërtuar gabim dhe ne të gjithë kishim rën pre e këtij ndërtimi, të një teorie që Serbia duhet të marri diçka që të njohë Kosovën. Serbia mendoi që të merrte disa territore për të marrë Kosovën. Tani me ardhjen e Kurtit ka ndryshuar e gjithë qasja.
Tani jo Serbia duhet të marrë diç ka, Serbia duhet të paguajë për atë që I ka bërë Ballkanit. Serbia duhet të marrë ashtu si gjithë Kombet e tjera do t ë marrë paqen në një marrëveshje, nuk duhet të ketë marrje të pazareve dhe tokave të pronave për para, nuk duhet të ketë më favorizime, nuk duhet të ketë një Mini-Shengen Ballkanik për Kurtin që i jep një pushtet ekonomik, më të madh se sa e ka Serbisë, e krijon si polin e vet të rajonit, por do të ketë një llogaribërje të barabartë, mes agresorit dhe viktimës dhe agresori sigurisht që duhet të kërkojë falje. Serbia duhet të garantojë paqen dhe të fitojë paqen siç e fitojnë tjerët, e dytra nuk mund të ketë paqe nëse nuk kërkohet faje dhe nuk gjendet kriminelët për atë që u bë, për gjenocidin dhe e treta nuk mund të ketë marrëdhënie prioritare të Serbisë ekonomike, mbi vendet e Ballkanit me një Mini-Shengen të padenjë për Kosovën me Serbinë. Duhet të ketë reciproritet në marrëdhëniet ekonomike, duhet të ketë një marrje përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur më parë dhe sigurisht paqe."
Takimi i dytë i Brukselit, Prishtine-Beograd me ndërmjetësinë e Bashkimit Europian, u mbyll sot pa marrëveshje. Kjo ishte tryeza e dytë e dialogut qe pas ngrirjes se bisedimeve, e cila përveç dështimit nuk dha sinjale për vazhdimësi të procesit.
Disa nga faktorët politikë në Prishtinë kanë kërkuar ndërhyrjen direkte të Shteteve të Bashkuara në këtë dialog pas zvarritjes pa fund të procesit.
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Anila Kolgjini.
