"Lagjja pushtohet nga era keqe", dhjetëra familje në rrugën "Jordan Misja" pa kanalizime për ujërat e zeza
Dhjetëra familje në zonën e rrugës "Jordan Misja" në Tiranë po përballen me ndotjen e ujit për shkak të mungesës së kanalizimeve në zonë. Ndotja e ujit që nuk përdoret as për larje e gatim, si dhe aroma e keqe janë kthyer në një shqetësim. Edhe rruga që lidh zonën me pjesën tjetër të qytetit është amortizuar tërësisht.
Banorët e rrugës “Ali Kuka” në Tiranë po përballen me probleme në furnizimin me ujë pasi kanalizimet janë dëmtuar. Uji në rubinetat e tyre shkon i ndotur.
Rreth 40 familje përballen me këtë problematikë, e cila përkthehet edhe në kosto të shtuar pasi uji nuk mund të përdoret jo vetëm për konsum, por as për larje.
"Ujërat e zeza, kur hapim çezmat vjen uji me erë," thotë banori.
"Janë përzierë ujërat e zeza me ujërat e bardha bashkë, asgjë nuk funksionon. Në shtëpi vjen i ndotur, nuk përdoret as për t larë, as për të pirë," thotë banori.
"Ne kërkojmë të bëhet kanali i ujërave të zeza," thotë banori.
Sipas tyre, sa herë ka reshje shirash ujërat e zeza dalin në sipërfaqe e vendi pushtohet nga era e keqe.
"Sa herë që binte shi shikoja këto banorët e lagjeve këtu që merrnin nga 40 metra tel dhe zhbllokonin pusetat."
Institucionet kanë premtuar zgjidhje, por gjendja vijon të jetë e njëjta pa asnjë ndërhyrje.
Rruga në fjalë është amortizuar ndërkohë që edhe pse gjatësia e saj është vetëm 100 metra, asnjëherë nuk ka patur ndërhyrje.
"Ne nuk kemi pasur investim nga shteti fare, vetëm e kemi shtruar vetë, blemë granil dhe e shtrojmë këtu," thotë banori.
"Unë kam 20 vjet që kam ardhur këtu dhe kështu e kam gjetur rrugën," thotë banori.
"Të shtrohet rruga se është jashtë standardeve," thotë qytetari.
"Nuk dalim dot nga shtëpia, baltë e madhe," thotë një tjetër.
Banorët thonë se janë taksapagues të rregull e ndaj kërkojnë që paratë që i japin shtetit tu kthehen pas me investime.
