Rrëzohet autokombaja në Prrenjas, drejtuesi për mjekim te Trauma në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2021, 11:50
Një aksident me pasojë plagosjen e një 41-vjeçari është regjistruar rreth orës 01:40 të mëngjesit të sotëm në Prrenjas.
Shtetasi me iniciale A.D, banues në Qukës është rrëzuar me mjetin e tij bujqësor autokombajë.
Ai është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

