Moti i keq zbraz edhe plazhet e Vlorës

Reshjet e shiut të cilat kanë rënë për afro 60 minuta në Vlorë kanë larguar pushuesit nga plazhet e qytetit bregdetar.

Plazhet janë boshatisur në pak minuta duke parë rreshjet e dendura.

Në Vlorë ishte diçka e paralajmëruar teksa kjo fundjavë ka regjistruar një numër të ulët plazhistësh dhe prenotimesh.