Mjeti del nga rruga në aksin Librazhd-Prrenjas, plagoset 40 vjeçari rumun

Një shtetas rumun mbeti i plagosur në një aksident rrugor Librazhd-Prrenjas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në fshatin Pishkash, ku mjeti tip "Hyundai", me drejtues shtetasin A.B., 40 vjeç, me shtetesi rumune, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.