FOTOLAJM/Rrufe e gjëmime në Velipojë para stuhisë së shiut

Ulja e temperaturave u shoqërua me reshje të dendura në disa zona të Shqipërisë në orët e para të së dielës.

Në disa qytete nuk kanë munguar as reshjet breshërit, të cilat janë shoqëruar me vërshime në disa rrugë.

Këto pamje vijnë nga plazhi i Velipojës. Qindra turistë që ndodheshin këtë fundjavë u detyruan të mos dilnin në plazh.

Bizneset mbyllën dyert, dhe shezllonët nuk u hapën të dielën.