Shëngjini sot pas shiut/ Plazhet bosh dhe trafik i rënduar, ka edhe 'guximtarë' që lahen në det
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 18 Korrik 2021, 13:34
Moti me stuhi shiu që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mëngjesit të së dielës ka zbrazur dhe bregdetin e Shëngjinit.
Pushuesit kanë nisur të largohen nga kjo zonë turistike, e për rrjedhojë është krijuar trafik i rënduar në rrugën e Shëngjin si dhe në superstradën nga Balldreni në drejtim të Milolit.
Foto nga Haxhi në Mekë / Lejohen vetëm të vaksinuarit
18 Korrik, 13:26
Kjo situatë ka krijuar radhë kilometrike automjetesh, ndersa efektivë të policisë rrugore janë vendosur në disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes.
Ndërkohë shezlonget janë mbledhur nga bizneset, por nuk mungojnë ata të cilët po sfidojne motin dhe provojnë të lahen në det.


