Përfshihet nga flakët makina e të riut në Krujë, djeg edhe kioskën pranë
Një mjet tip 'Golf' është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20. Makina mësohet se është në pronësi të një 24-vjeçarit i identifikuar me inicialet S. Sh.
Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se për shkak të flakëve të makinës, është përfshirë nga zjarri edhe një kioskë që ndodhej aty pranë.
Greqi, tërmet me magnitudë 4 në Kretë
18 Korrik, 08:34
"Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:20, në Krujë, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip "Golf", në pronësi të shtetasit S. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e zjarrit ka marë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale"thuhet në komunikatën për media të policisë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit", shkruhet në njoftimin e policisë.

