Apeli rrëzon lirimin e Maksim Sotës, ish-prokurori i Vlorës do të qëndrojë në “arrest shtëpie”

Ish-prokurori i Vlorës, Maksim Sota, tashmë i pezulluar nga detyra, do të vijojë të qëndrojë në "arrest shtëpie". Kërkesa e tij për ndryshim te masës eshtë hedhur postë nga Apeli i Posaçëm pavarësisht se prokurori pretendoi se ka probleme shëndetësore. Emri i Sotës ka dalë në dritë nga përgjimet e grupit kriminal të arrestuar në Shqipëri dhe Itali ku bënin pjesë edhe ish-truprojat e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, i cili është lënë në arrest shtëpie në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘Shpirti’.

Zyrtari i drejtësisë i pezulluar nga detyra aktualisht, e ka apeluar masën për arsye  shëndetësore.

Por, Gjykata e Apelit nuk e mori parasysh këtë kërkesë të tij, duke e lënë në masën "arrest shtëpie".

Ky vendim sipas gjykates erdhi për shkak se e gjykon të arsyeshme se lirimi i tij mund të përbëjë rrezik për të ndikuar në provat e dëshmitarëve.

Sota akuzohet për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës".

Ndërkohë që prokuroria e posaçme është duke kryer hetime për anëtarët e tjerë të grupit.

Operacioni u ndërmor në orët e para të mëngjesit të 2 korrikut 2021, me ekzekutimin e 28 urdhërndalimeve në 4 shtete si Itali, Shqipëri e Mali i Zi, ndërsa 10 të tjerë ishin arrestuar më parë.

Mes 38 të arrestuarve është dhe prokurori Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ndaj tyre rëndon akuza e “Shpërdorim detyre” Për zbulimin e rrjetit të organizuar nga zyrtarë të policisë por dhe nga prokurorë ka shërbyer dëshmia e 4 bashkëpunëtorrëve të drejtësisë.

Të ndaluar në operacionin “Shefi” dhe Kulmi në vitin 2018 dhe 2020 ata kanë rindërtuar rrjetin po ashtu dhe të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishme.

Akuza ndaj tyre është edhe për pastrim të parave ku janë sekuestruar tashmë apartamente, troje, restorante, njesi tregtare, në total 12 pasuri te paluajteshme, 4 kater shoqeri tregtare bashke me asetet e tyre dhe disa automjete, te cilat arrijne ne vleren e rreth 4 milionë eurove.