Ndërsa Gjermania përjeton tragjedi kombëtare, 300 të rinj festojnë në zonën më të goditur
Ndërsa numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani ka arritur mbi 156 në dy rajonet, Rhein Verior Westfalen dhe Rheinland - Pfalz, 300 të rinj organizuan një festë.
Të rinjtë që morën pjesë në festë nuk respektuan asnjë masë anti-Covid, duke mos mbajtura maska mbrojtëse dhe mos respektuar distancën sociale, raportojnë mediet gjermane.
Në një artikull në revistën gjermane "Focus" shkruan se, në komunën e Erfatit, poshtë një ure autostrade , konkretisht në autostradën "A 61", dyqind deri në treqind të rinj ishin mbledhur mbrëmë për të kërcyer, ndërsa atdheu i tyre është duke përjetuar një tragjedi kombëtare.
Të rinjtë po kërcenin nën tingujt e muzikës kur policia ndërhyri.
Festa u zhvillua në zonën e Rhine Erfte afër Këlnit. Është një nga zonat më të goditura në Nordrhein-Westfalen, e cila u vizitua dje ngapPresidenti gjerman Frank Walter Steinmeier.
