Reklamonte në rrjetet sociale foto me kallashnikov, arrestohet 17-vjeçari në Kombinat, i sekuestrohet arma

Një 17-vjeçar që reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

I arrestuari është shtetasi K. S, banues në Kombinat. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë) dhe gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje" dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.