Kundër kufizimit të orarit dhe gardhit policor, bizneset në Vlorë ulin qepenat të hënën
Ashtu siç e paralajmëruan katër ditë më parë gjatë protestës, bizneset e Lungomares në unanimitet të plotë kanë vendosur mbylljen e qepenave të bizneseve të tyre ditën e nesërme, e hënë 18 korrik.
Mbyllja e biznesit vjen në shenjë proteste kundër orës policore por dhe gjobave ndaj tyre.
Ata kërkojnë edhe një herë rishikimin e masave dhe zgjatjen e orarit të muzikës.
Bizneset e Lungomares kërkojnë hapjen e orarit zyrtar pas orës 24:00 dhe shtyrjen e orarit të muzikës përtej orës 22:00 që sipas tyre i dëmton biznesin.
Të shtëna me armë gjatë ndeshjes së bejsbollit, 4 të plagosur
18 Korrik, 14:28
"Pershendetje!Per rikujtese:Neser jemi te gjithe ne mendimin unanim per te mbyllur 24 ore te gjitha bizneset ne shenje proteste kunder kufizimit te orarit dhe gardhit policor. Kjo njekohesisht percjell edhe mesazhin qe jemi ne harmoni dhe te organizuar te gjithe se bashku per cdo problematike qe na cenon drejte persedrejti ne menyre te padrejte apo ndonjehere edhe abuzuese!"
Që prej 8 korrikut ku ditët e drejtuesve të policisë kanë nisur të numërohen, efektivët e Policisë së Shtetit kanë shtuar kontrollet për minitorimin e ndalimit të muzikës në orën 22 dhe mbylljen e lokaleve në mesnatë.
Kur janë gjetur hapur, pronarët e subjekteve janë çuar për hetim dhe janë gjobitur me 1 mln lekë.

