Talenti “thyen” autizmin, pasioni në të shkruar i 19-vjeçarit, Tarkan Bashllarit

Pavarësisht çrregullimeve të spektrit autik, 19-vjeçari, Tarkan Bashllari, duket i vendour për të ndjekur ëndrrat e tij në jetë. Tregues për këtë janë rezultatet e shkëlqyera në shkollë dhe pasioni i tij për të shkruarin që kulmon me botimin e një libri. Gjithësesi, Tarkani thotë për kameran se misioni i tij më i madh është luftimi i paragjykimeve nga ajo pjesë e shoqërisë që i sheh ndryshe.

Ky është Tarkani, 19 vjeç. Ai është diagnostikuar me sindromën e autizmit, por kjo gjë nuk e ka ndaluar të ecë përpara.

Tarkani është një rast që tregon se talenti mund të maskojë mjaft mirë simptomat e autizmit.

"Ka patur të drejtë,

shtëpia nuk është vetëm një dysheme,

një tavan a katër mure betoni,

shtëpia është ku qahen halle dhe bëhen qejfe".

Në këto vargje të shkëputura nga libri i tij janë copëza momentesh,vështirësish dhe force të këtij 19- vjeçari, i  cili lindi me çreegullime të spektrit autik.

"Jam diagnostikuar me sindromën asperger, një nga simptomat më të rralla të autizmit. Ka qenë një fëmijëri shumë të vështirë, prindërit e mi sakrifikuan gjithçka.Ka pasur shumë raste ku jam ndjerë emocionalisht i dobët, ku kam ndjerë sikur nuk e kam dashur më jetën."

Asgjë nuk e ka ndalur të jetë largpamës në atë çka ai syon të realizojë në jetë.

Pengesat kanë qenë të shumta, përfshirë bullizmin në shkollë dhe paragjykimi nga shoqëria.

Talenti “thyen” autizmin, pasioni në të shkruar i

"Çdo gjë që po e bëj në shkollë, në shtëpi, në shoqëri dhe kudo e bëj për veten time dhe që të jap dhe unë kontributin tim."

E prekur emocionalisht, e ëma Silvana tregon për kalvarin e përjetimeve dhe për forcën e madhe që i  është dashur për të qenë krah mbështetës për Tarkanin.

"Kemi kaluar gjëra shumë të vështira me atë."

Ajo është shumë krenare për të.

"A jam krenare? Sa s'ka fund. Akoma do ta mbështes deri sa të mbarojë universitetin. Derisa të bëjë ato gjërat që unë dua ti bëj."

I vendosur për të ecur përpara dhe për të sjellë ndryshim në qasjen e njerëzve në marrëdhëniet me autikët,Tarkani ka vendosur që dhe studimet t’i orientojë drejt degëve sociale.

"Dua të ndryshoj përceptimin e popullit shqiptar në lidhje me shëndetin mendor dhe problemet e tij."