Katastrofa natyrore në Evropë, Merkel viziton vendin e tragjedisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2021, 14:49
Përmbytjet që kanë pushtuar Evropën Perëndimore ditët e fundit, kanë çuar në 180 numrin e viktimave deri më tani. Midis viktimave janë një çift nga Kosova, që jetonin në Gjermani.
Trupi i pajetë i burrit tanimë është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha. Burimet bëjnë me dije se çifti është më prejardhje nga komuna e Pejës.

Gjermania dhe Belgjika janë vendet më të goditura. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vizituar sot Schuld-in, një fshat pranë Ahrweiler-in rajonin më të goditur nga përmbytja.
Merkel ishte e shoqëruar nga kreu i rajonit Rheinlandit - Pfalz. Ata vizituan vendin dhe banorët e zonës dhe biseduan me ekipet e shpëtimit dhe familjet e viktimave, raportojnë mediet e huaja


