Dyshohet se u mbyt në Liqenin e Farkës, polumbarët në kërkim të 45-vjeçarit

Një person rreth 45-vjeç dyshohet se është mbytur mbrëmjen e sotme në liqenin e Farkës në Tiranë.

Policia njofton se nga deklarimet e para nga familjarët, dyshohet se i mbytur nga ka mbetur 45-vjeçari B. H.

Polumbarët janë njoftuar për të nisur kërkimet e trupit të 45-vjeçarit ndërsa grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.