Përplasen 4 makina në rrugën Trasnballkanike në Vlorë, s’ka të lënduar (video)
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 17 Korrik 2021, 21:35
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në rrugën "Transballkanike" në Vlorë.
Mësohet se katër automjete të tipit Golf, Benz, BMW dhe Renault janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.
Mësohet se mjeti tip Golf ka qenë duke lëvizur në korsinë e tij dhe më pas ka kaluar në anën tjetër në korsi të kundërt ku është shkaktuar dhe aksidenti.
