Hysaj bën ritin e prezantimit me "Bella Ciao" por tifozët e Lazios e kontestojnë

Është traditë tashmë kudo në ekipet e futbollit europian që një lojtar i sapoardhur prezantohet gjatë grumbullimit me një këngë dhe kështu ka ndodhur edhe për Elseid Hysajn.

Mbrojtësi shqiptar që erdhi nga Napoli, ka zgjedhur një këngë hit si "Bella Ciao", e bërë e famshme edhe nga seriali "La Casa de Papel" por që në fakt ka shkaktuar polemika.

Kjo këngë në Itali përfaqëson një frymë partizane dhe në anët e Lazios që njihet si zonë e ekstremit të djathtë, kjo këngë nuk mund të këndohet.

Sigurisht që Hysaj nuk ka aspak ide për gjëra të tilla politike dhe e ka zgjedhur për famën e saj dhe në videon e publikuar nga Luis Alberto ka shumë tifozë të Lazios që e kanë kontestuar në komente.

"Më mirë të këndoje himnin e Romës, këtu nuk je në Livorno" ishin komentet ndersa ka dhe nga ata që pohonin se eshtë vetëm një këngë dhe nuk ka aspak punë politika në raste të tilla.

Gjithsesi Hysaj di të flasë në fushë dhe me paraqitjet e tij do të bëjë të harrohet edhe ky incident i paqëllimshëm me ekipin e tij te ri.