Të shtëna me armë gjatë ndeshjes së bejsbollit, 4 të plagosur
Katër persona u plagosën nga plumbat jashtë një stadiumi bejsbolli në Uashington, ndërsa po zhvillohej një ndeshje.
Spektatorët e ndeshjes midis Uashington Nationals dhe San Diego Pandres dëgjuan të shtënat. Incidenti çoi në pezullimin e ndeshjes.

Policia kishte raportuar fillimisht se dy persona ishin goditur nga plumbat jashtë stadiumit. Më vonë, në një postim të ri në Twitter, u njoftua se "dy persona të tjerë shkuan në spital me plagë plumbi".
You can hear the gunshots just as the broadcast cuts away pic.twitter.com/tBmbZaR3GB
— Jack Leonardi (@JackLeonardi) July 18, 2021
Dy reporterë të Agjencisë Franceze raportuan se dëgjuan dhjetë të shtëna. "Çështja është duke u hetuar dhe duket se nuk ka më asnjë rrezik," tha policia.
Players, including Fernando Tatis Jr. Just ran into stands and grabbed family members and brought them to clubhouse. pic.twitter.com/DlC1bSv3I7
— Kevin Acee (@sdutKevinAcee) July 18, 2021