Pogradeci ‘konkurencë’ me bregdetin jugor, shtohet numri i turistëve, vizitorë edhe në Lini dhe Tushemisht
Pogradeci po konkuron këtë vit bregdetin jugor të vendit për nga numri i vizitorëve.
Operatorët turistik thonë se është shtuar numri i pushuesve në këtë sezon veror.
“Kemi goxha lëvizje, një fluks i paparë që na ka pushtuar jo vetëm gjatë fundjavave por edhe gjtë ditëve të javës.
“Janë shtuar shumë bujtina, shumë hotele, por edhe njerëzit”
Ka dhe pushues të cilët janë besnik të këtij vendi e vit pas viti bëjnë të njëjtën zgjedhje për pushime. Çmimet e arsyeshme të ushqimit dhe akomodimit dhe shërbimi cilësor janë ndër arsyet kryesore.
“ Kemi 15 vjet që vijmë në Pogradec, në të njëjtin hotel, dhe nuk vijmë vetëm në sezonin e Verës, por në të gjitha stinët, vijmë 4 deri në 5 herë në vit. Është qetësia, është një komoditet shumë i veçantë."
Jo vetëm Pogradeci, por edhe fshatrat turistikë pranë tij, si Tushemishti apo Lini janë si magnet për vizitorë.
Për administratorët e hoteleve në Pogradec, çmimet e pranueshme dhe shërbimi cilësor i favorizojnë më shumë në krahasim me zonat e tjera.
“Është pikërisht që të pushosh lirë me cilësi dhe t’i shijosh pushimet. Tushemishti është një shumë i lirë, në krahasim vend me bregdetin, pot a krahasosh është shumë më lirë. Këtu fillojnë dhoma me qira, nga 12, 15, 17, 18 etj."
Një tjetër aset është dhe udhëtimi me varkë në liqen si dhe pamjet fantastike që ofron.


