Paloka: Do dëshiroja që shkaku i humbjes në 25 prill të ishte Basha

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, të Partisë Demokratike tha se nuk është faji i kryetarit Lulzim Basha,  për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, por lidhja e ngushtë e interesave të politikës me botën e krimit.

Ai tha se  kundërshtarët e Lulzim Bashës, e kanë adresuar gabim problemin, teksa shton se fajësimi i Kryedemokratit për humbjen është naivitet, që i shërben kundërshtarit.

‘Unë do dëshiroja që zgjidhja të ishte aq e lehtë saç e paraqitën disa kolegë tanë pas 25 prillit. Fajtor është Basha dhe problemi u zgjidh. Do dëshiroja që shkaku i humbjes të ishte Basha, unë apo kushdo tjetër nga ne, dhe zgjidhja do të ishte më e lehtë. Kjo nuk është kështu kjo nuk është e vërteta. Pra Rama na i paska fituar zgjedhjet se ato janë më demokratike se ne. Kjo është naivitet. Është ta kërkosh problemin aty ku nuk është. Duke adresuar gabim problemi edhe zgjidhja që ofrohet është e gabuar. Në këtë mënyrë ne i shërbejnë kundërshtarit tonë. Problemet tona të brendshme kanë luajtur një rol të pakonsiderueshëm në shkallën e manipulimit që bëri Rama.’- tha Paloka.