Pas 5 vitesh, muzeu kombëtar i fotografisë "Marubi" merr certifikatë pronësie
Pritja e gjatë mori fund dhe pas 5 vitesh muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” bëhet me certifikatë pronësie nga Kadastra Shqiptare.
orëzimin e saj drejtorit të këtij institucioni Luçjan Bedeni zgjodhi t'ja bëjë vetë kryeregjistruesi Artan Lame, i cili duke marrë shkas nga ky rast, tha se vetëm 4% e pronave të shtetit shqiptar janë të regjistruara në kadastër dhe gëzojnë certifikatë pronësie.
“Ne kemi nisur një aksion edhe për shtetin shqiptar të inagurojë pronat e veta.”- tha Lame.
“Muzeu Marubi, që nga dita e inaugurimit në 2016 hasi vështirësi, sa i përket regjistrimit të tij.”- tha Luçjan Bedeni, drejtor i muzeut "Marubi".
Ardhjen në Shkodër, Lame e shfrytëzoi edhe për ndarjen e rreth 40 çertifikatave të pronësisë për familjarët e një pallati që investitori e braktisi. Ishin vetë këta të fundit që u organizuan duke kryer dokumentacionin përkatës dhe aplikuar në kadastër.
“ Do doja të tërhiqnit vëmendjen drejt Kadastrës së Shkodrës për dy gjëra, aty ku janë vet banorët që duan ta ndjekin, apo e dinë se kush është subjekti. Aty ku subjektet janë të pandjeshme , ejani pranë zyrave tona, zgjidhini përfaqësi.” – tha Artan Lame, kreu i kadastrës.
Shkodra është një prej qarqeve ku Kadastra ka ndryshuar në këto vite një numër të madh drejtuesish, pasi ritmet e punës për legalizimet dhe certifikatat e pronësisë së pallateve të ndërtuara pas 1990 ka ecur me ritme jo të kënaqshme.


