“Është turp”, Rama mbledh plehrat në Vlorë dhe thumbon Lelin(Video)
Në Vlorë kreu i qeverisë ka ndalur në një ambient sportiv ku ka mbledhur mbeturinat. Në videon e shpërndarë në publik ai nuk paralajmëroi vetëm ata që ndotin, por shigjetoi dhe Lelin.
“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet një komunitet, por edhe një bashki. Ato që vijnë dhe luajnë këtu bëjnë mirë, ti mbledhin dhe të mos i hedhin. Ato që i mirëmbajnë duhet t’i pastrojnë përpara se të lindi dielli dhe njerëzit, shqiptarë, të huaj, që kalojnë anash dhe të mos shikojnë këtë pamje që është një turp”, tha Rama.
Kryesocialisti në profilin e tij vlerësoi dhe punimet që po kryhen për Baypasin e Vlorës, por edhe këtu shfaqet pa kryetarin e bashkisë.
Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit këshilli bashkiak tentoi të paktën tre herë që të debatonte në një mbledhje të hapur me kryebashkiakun, por pa arritur ta realizonin.

