Foto/ Përqafim dhe shtrëngim duarsh, Basha takim të përzemërt me Berishën

Foto/ Përqafim dhe shtrëngim duarsh, Basha takim të

Partia Demokratike ka nisur mbledhjen në Kuvendin Kombëtar ku 7 500 delegatë janë thirrur sot në Pallatin e Kongreseve për të votuar këshillin e ri kombëtar.

Në Pallatin e Kongreseve përveç delegatëve ka pasur një numër të madh qytetarësh, ku I pranishëm ka qenë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i shpallur deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë Kryedemokrati Lulzim Basha, nuk është ngjitur në podium pa takuar Berishën, ku shihet se mes tyre ka shtrëngim duarsh të përzemërt, por që së bashku kanë shkëmbyer edhe disa fjalë.

Në fotot e publikuara nga LSA, ata janë përqafuar teksa shfaqen po ashtu duke qeshur.

Foto/ Përqafim dhe shtrëngim duarsh, Basha takim të