Kuvendi i PD/ Gashi: Skeptik se ky lloj rikonstrukturim i iniciuar nga Basha do të jetë funksional

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, pedagogu Shpend Gashi, ka komentuar mbledhjen Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditën e nesërme, ku do të diskutohet mbi analizën e humbjes së zgjedhjeve, për të miratuar ndryshimet në statut dhe për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar. 

Ai thotë se brenda Partisë Demokratike duhet të ketë rikonstrukturim pasi sipas tij mosrikonstrukturimi e solli në këtë gjendje që është sot.

Ndërkohë shton se edhe pse zërat kundër Bashës janë ekzistent, ky i fundit po përpiqet që të emëtojë se po bëhen ndryshime radikale.

"Fakti që PD duhet të bëjë diçka ndryshe është një gjë që duhet sepse vetëm ajo është pasaporta për ekzistencën  e vet politike. Në partitë shqiptare,të paktën historia e ka treguar në 30 vitet e fundit, se ndryshimet janë bërë vetëm për të rrëzuar kundërshtarët, edhe kjo është evidente sepse zërat kundër Bashës janë jo vetëm ekzistent por edhe janë të grupuara me njëri-tjetrin për t’i bërë ballë kryetarit, por nga ana tjetër, Lulzim Basha, po përpiqet të emëtojë para publikut shqiptarë dhe para të gjithë  zgjedhësve, faktin se këtu po bëhen ndryshime radikale.

Është e vërtetë se brenda Partisë Demokratike duhet një rikonstrukturim, sepse ai lloj mosrikonstrukturimi e solli në këtë lloj gjendje që është sot, përpos të gjithë fakteve të tjera që është shkelja, mos gjetja e gjuhës së përbashkët  me pozitën e cila është krijuar shumë avangarde dhe shumë agresive, nuk ka lëshuar fare pe.

Negocimi nuk ka qenë ndonjëherë evident. Në një vend, i cili është dukshëm në një krizë politike dhe me një mungesë të vullnetit politik, shumë të prekshëm, unë jam skeptik se ky lloj rikonstrukturimi i iniciuar nga Basha do të jetë funksional, sepse në momentin që anëtarët do të konfirmoheshin nga  Këshilli Kombëtar, po ndërkohë me deputetët nuk i ka hequr të drejtën kryetari të vendos. Pra në thelb të dyja humbjet janë për shkak të listave.

Të dyja listat i vendosi kryetari. Lista emërore ka një peshë shumë specifike në humbje. Ato lista nuk i shërbejnë siglës së Partisë, por i shërbejnë kryetarit."

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti për online Anila Kolgjini.