Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, ndërron jetë në Itali vajza e dytë e familjes Gjoka
Ka ndërruar jetë në Itali dhe vajza e dytë e familjes Gjoka nga Gajushi i Lezhës, pasimë 4 korrik në hotelin ku ndodheshin këto të fundit shpërtheu bombola e gazit. Burime për Ora News bëjnë me dije se edhe nëna e tre fëmijëve, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
12 ditë pas shpërthimit të bombolës së gazit në një hotel në Velipojë ka ndërruar jetë në Itali dhe vajza e dytë e familjes Gjoka nga Gajushi i Lezhës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se ka humbur jetën Klarisa Gjoka, 15-vjeçe, e cila pavarësisht trajnimit mjekësor nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.
5 ditë më pare, po në Itali, ndërroi jetë motra e saj, Daniela, 19 vjeçe, e cila këtë të premte u përcoll për në banesën e fundit.
Dy vajzat, nëna e tyre, Alketa dhe vëllai 12 vjeçar Enriko Gjoka, për shkak të plagëve të marra u dërguan me shpenzimet private në Itali, për një trajtim më të specializuar. Fatkeqësisht Klarisa dhe Daniela nuk i mbijetuan plagëve të marra, ndërkohë mësohet se që në gjendje kritike për jetën vijon të jetë nëna e tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 korrik teksa nëna me tre fëmijë ishte duke pastruar hotelin në Velipojë.
Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i rrjedhjes së gazit e më pas shpërthimit ishte një gabim njerëzor pasi dyshohet se një nga anëtarët e familjes kishte harruar bombolën hapur gjatë natës.
Për ngjarjen është arrestuar tregtari bombolave të gazit, Petrit Mlloja.
Sipas policisë është konstatuar se gazi që përdorej në hotel, tregtohej në kundërshtim me ligjin nga 46-vjeçarit, të cilit një ditë pas ngjarjes iu bllokua aktiviteti nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.
