Meta: Korrupsioni ndodh sepse rrogat e mjekëve janë të ulta, duhet të bëhen 1500 euro

Elona Meta, përfaqësuese e mjekëve shqiptarë në Diasporë, në një intervistë për RTV Ora u shpreh se në vendin tonë ndodh korrupsion pasi mjekët kanë pagat e ulëta, 400-500 euro.

Ajo tha se nuk ëshhtë dakord me ligjërimin e bakshishit pasi është kundra normave dhe parimeve të profesionit, por vetëm me rritjen e pagave në së paku 1500 euro.

Meta: Kyçi që çon në korrupsion mjekët janë pagat e ulëta, 400-500 euro. Shpenzimet mujore të një personi në muaj janë 400 euro dhe si mund ta përballojë dikush familjen me kaq para. Synimi është që të shkojmë drejt standardeve evropiane, prandaj nuk mund të pranohet një rrogë e tillë. Mjeku në këto vite po jeton me një rrogë minimale. Ne kemi edhe mbështetje nga mjekët shqiptarë në diasporë. Unë vetë jam larguar në një vend të huaj, gjë e cila ishte e vështirë.  

Ne si mjekë të diasporës kemi firmosur një kërkesë që rroga e mjekut të sapodiplomuar të jetë së paku 1500 euro. Ne nuk jemi dakord me ligjërimin e bakshishit pasi është kundra normave dhe parimeve të profesionit. Ne i mëshojmë faktit të rritjet se pagave, sepse korrupsioni dhe ryshfeti është një e dënueshme. Ne jemi të vendosur që t'i shkojmë deri në fund dhe shpresojmë që kuvendi e qeveria ta ndërmarrë këtë hap.

Meta shtoi se mjekët kanë bërë investimet e tyre në profesion dhe është e rëndësishme që ky profesion të jetë prioritet e tu jepet paga që meritojnë.

Meta: Më vjen mirë që në fushën e shëndetësisë mjekët po organizohen. Ajo që është e rëndësishme është shëndeti. Mjekët kanë bërë investimet e tyre në profesion dhe mendoj se është e rëndësishme që ky profesion të jetë prioritet dhe tu jepet paga që meritojnë. Sigurisht që nëse mjekët bëjnë korrupsion ligji duhet të veprojë. Ne duhet të kemi një sensibilizim lidhur me mjekët dhe arrestimin e tyre, sepse ka një ndikim te publiku dhe tashmë shihet me një sy të keq.