Berat, fëmijët shkojnë për tu larë në lumin Devoll, mbytet një vajzë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2021, 18:04
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat.
një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumin Devoll, ndërsa një vajzë është mbytur në lumë.
''Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur. Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.'' - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
