Auditi i qeverisë: 557 mln lekë shkelje me tendera
Ministria e Financave nxjerr të tjera shkelje me tenderat dhe menaxhimin e financave. Janë 1.2 miliardë lekë të munguara në buxhetin e shtetit nga skandalet me fondet publike. Institucionet vendosin kritere që i plotësojnë vetëm kompanitë që favorizohen, kushtet ndryshojnë edhe pas firmosjes së kontratave madje dhe kontratat nuk realizohen tërësisht. Pavarësisht kësaj, Ministria e Financave nuk flet me emra.
1.2 miliardë lekë është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit në 12 muaj për shkak parregullsive në sistemin financiar.
Ashtu siç pritej, tenderat zënë 45 përqind të abuzimeve.
Të dhënat janë bërë publike nga vetë Ministria e Financave, ku janë marrë në analizë performancat e njësive, menaxhimi i të ardhurave e shpenzimeve dhe auditimet.
Sa i përket prokurimeve, kriteret e tepërta si dhe përllogaritja e fondit limit, të cilat nuk argumentoheshin dot nga autoritetet kontraktore janë rastet e evidentuara më shpesh.
Megjithatë në raport është folur vetëm në parim dhe pa përmendur asnjë emër apo institucion.
Madje rezulton se institucionet prokuruese kanë ndryshuar kriteret e kërkuara në shpalljen e prokurimit edhe pasi kanë nënshkruar kontratat.
Ish-futbollisti: 15 të afërmit e mi kanë vdekur nga Covid-19
15 Korrik, 14:50
Shkelje janë gjetur edhe në zbatimin e kontratave prej kompanive që janë shpallur fituese, por edhe këtu duket se gjithçka mbetet pa emër dhe madje pa shifra, duke mos bërë askënd përgjegjës.
Institucionet, thuhet në raport, kanë favorizuar në disa raste të blerjeve të njëjtin operator ekonomik dhe nuk kanë ndjekur të gjithë hapat ligjorë.
Situata mbetet mjaft e pakënaqshme edhe përsa i përket kohës së dorëzimit të kontratave në degën e Thesarit.
Sipas analizës, në 45% të rasteve kjo kërkesë ligjore nuk është respektuar.
Auditi vë në dukje se magësi në këtë fushë paraqesin të gjitha institucionet, por kryesisht bashkitë.
Ora News dhe Rtv Ora prej më shumë se një viti kanë denoncuar tenderat pa garë, me skualifikimin e kompanive për shkak të kritereve dhe abuzimeve të tjera, por ende nuk ka një hetim për dosjet e mëdha.

