Mövenpick gati për turistët, hapet në Gjirin e Lalzit hoteli luksoz i rrjetit ndërkombëtar “Accor”

Të shtunën në Gjirin e Lalzit në Durrës u inaugurua Hotel “Mövenpick”, i pari investim i markës ndërkombëtare “Accor” në Shqipëri. Ky hotel është një investim i Lura sh.p.k dhe përbëhet nga 80 dhoma të klasit të lartë.

Hoteli “Mövenpick”, i pari i rrjetit ndërkombëtar “Accor” në Shqipëri hapi dyert për turistët të shtunën e 3 korrikut.

Me një arkitekturë moderne ngritur buzë Adriatikut në Gjirin e Lalzit, “Mövenpick” premton të jetë një oaz përallor në bregdetin shqiptar.

Falë marrëveshjes së nënshkruar me Lura sh.p.k, ky hotel është një hap i madh për industrinë e turizmit.

Administratori i Lura Sh.p.k, Dod Doçi, thotë se “Mövenpick” është krijuar për t`ju ofruar pushuesve kushte komode, përvojë mbreslënëse dhe sigurisht mikpritjen e rrallë shqiptare.

Zëvendëpresidenti i “Accor” tha se ky investim do t’i sigurojë Shqipërisë një vend dhe më të mirë në hartën e industrisë botërore të turizmit.

Hoteli ka 80 dhoma të klasit të lartë, një restorant dhe një bar mahnitës.

Ka gjithashtu SPA, i pajisur me dhoma masazhi, avulli dhe kripe.

Të ftuarit do të kenë akses në palestrën dhe dy pishinat e hotelit.