Detaje për vrasjen e 27-vjeçarit në Mykonos, viktima dhe autori ishin shokë, sherri nisi për 100 euro

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Mykonos dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë një 27-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është publikuar.

Mediat greke bëjnë me dije se autori i ngjarjes është një 29-vjeçar shqiptar së bashku me katër 22-vjeçarë dhe një 27-vjeçar.

Autori dhe viktima më parë kanë qenë shokë dhe kanë jetuar në një shtëpi, ku ndanin edhe qiranë.

Sipas mediave, dy ditë para se të ndodhte ngjarja 29-vjeçari pas një debati me viktimën për qiranë konkretisht 100 euro është larguar përfundimisht nga banesa, duke mos rënë dakord që të paguante muajin.

Pas kësaj ata vendosën që të bënin një takim, ku dhe ka përfunduar në tragjedi, duke qenë se nuk kanë arritur në një dakordësi në lidhje me pagesën.

Policia ka bërë të munduar arrestimin e autorëve.