Miliardat e pandemisë, oksigjen 2 kompanive, "zhduken" 49 respiratorë
Institucionet kanë dhënë deri më tani 4.4 miliardë lekë në tenderat që lidhen me pandeminë. Open Data në analizën e shifrave ka ngritur shqetëimin për mungesën e transparencës. Për blerjen e oksigjenit rezultojnë se 2 kompani kanë fituar thuajse të gjitha prokurimet. Ndërkaq në tenderin sekret për blerjen e 54 respiratorëve rezulton se në vend kanë ardhur vetëm 5 të tillë.
Oksigjeni ishte produkti më i kërkuar gjatë pandemisë së koronavirusit.
Sipas të dhënave të Open Data, institucionet spitalore rezultojnë ta kenë siguruar vetëm përmes dy subjekte në 29 tendera të zhvilluar nga 33 të tillë.
"Fitues të vetëm të kontratave oksigjen për vitin që shkoi janë vëtëm dy kompani".
Pandemia i ka kushtuar shtetit shqiptar 4.4 miliardë lekë, të cilat janë shpërndarë në vetëm disa subjekte.
Ronaldo pa oferta, portugezi qëndron dhe rinovon me Juventusin?
30 Qershor, 14:31
Më flagrant konsiderohet rasti i tenderit sekret për blerjen e respiratorëve.
"Kontrata ishte me 54 respiratorë, kanë ardhur vetëm 5 edhe pse ishte me urgjencë. Këta ju dhanë "Shefqet Ndroqit" dhe mjekët i kthyen pas sepse jo vetëm nuk bënin punë por mund të dëmtonin."
Shqetësuese janë paraqitur dhe shifrat për sigurimin e vaksinave.
"Vetëm me tre të parat totali është 3.1 mld lekë."
Pas mbledhjes dhe shqyrtimit të të dhënave, analistët konstatojnë se ka mungesë transparence dhe se fondet më të ulëta janë dhënë për dezinfektimin.

