Ish-futbollisti: 15 të afërmit e mi kanë vdekur nga Covid-19
Një ish-futbollist në Afrikën e Jugut ka humbur 15 të afërm nga Covid-19 muajin e kaluar, përfshirë banë dhe vëllanë, ndërkohë 6 të tjerë po trajtohen në spital.
"Nuk mund ta dini se kur vjen fundi i botës. Mund ta krahasoni pandeminë me një cunami, mund ta krahasoni me një vullkan, apo me një gjenocid", thotë 42 vjeçari, Marley Ngarizemo për BBC.

Namibia në Afrikën e Jugut, e cila ka një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, aktualisht ka nivelin më të lartë të vdekjeve në botë, sipas "Our World in Data".
Për të ndihmuar në përballimin e rritjes së vazhdueshme të rasteve, qeveria ka ndërtuar spitale të improvizuara. Megjithatë sistemi shëndetësor në vend, ndodhet në kolaps.
Mësohet se numri i të infektuarve që kanë nevojë në trajtim në spital është në rritje.