Inaugurohet hotel “Aria” në Kavajë, investimi i “Aler Group” destinacion për turistët shqiptarë e të huaj

“Aler Group” ka inauguruar investimin më të ri në bregdetin shqiptar “Aria Hotel”. Biznesmenët, Bledi dhe Tatjana Bajraktari garantuan se në këtë hotel pushuesit do të gjejnë komoditet dhe cilësi në shërbim.

I ngritur buze bregut të Karpenit në Kavajë, hotel “Aria” do të jetë destinacioni i verës për turistët shqiptarë dhe të huaj.

Investimi i fundit i “Aler Group” u inaugurua përmes një feste të veçantë dhe në prani të personaliteteve të jetës artistike, politike dhe ndërkombëtare të vendit.

Bledi dhe Tatjana Bajraktari, premtuan se pushuesit do të gjejnë në “Aria Hotel” cilësi, komoditet dhe standard të lartë në shërbime.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, tha se ky investim është dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të biznesmenëve shqiptarë.

Ambasadori i Kosovës, Nait Hasani, ftoi qytetarët që këtë verë të pushojnë në Shqipëri.

 “Aria Hotel” është investimi i fundit që i shtohet rrjetit të hoteleve të “Aler Group”, një kompani që operon prej vitesh në Shqipëri duke dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e turizmit.