Dy të arrestuar për kultivim kanabisi në Lezhë, njëri ishte në kërkim, tjetri u kap në flagrancë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 55-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim  të bimëve narkotike.

I arrestuari është shtetasi Zef Boçi, banues në Kashnjet. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 12.07.2021 i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Për të njëjtën akuzë ka rënë në pranga edhe shtetasi Gjin Ndoci.

"Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur "Këneta e Balldrenit" është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Gj. N., 55 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë".

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.