Policët bashkiakë larguan nga trotuari të moshuarën që tregtonte, Meta: Dënoj sjelljen e dhunshme, i bëj thirrje Bashkisë së Tiranës që…

Presidenti Meta ka reaguar në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale ku shihen punonjësit e policisë bashkiake të cilët kanë hedhur përtokë prodhimet e një shitësi ambulant.

Presidenti thotë se kjo është një shkelje e dënueshme ligjërisht dhe i bën thirrje bashkisë të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë.

Postimi i plotë:

"Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve, shitës ambulantë.

I bëj thirrje Bashkisë Tiranë, që në mënyrën më të papërgjegjshme ka dhënë edhe në të kaluarën e afërt shembullin më të keq të marrëdhënies së pushtetit vendor me qytetarët, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo institucion dhe autoritet.

Urdhëruesit dhe autorët e këtyre akteve arbitrare, që po kthehen në një fenomen të përsëritur dhe thellësisht shqetësues për banorët e kryeqytetit, meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia!"

Policët bashkiakë larguan nga trotuari të moshuarën që