U fut në det për t’u larë, mbytet pushuesi serb në Durrës

Ditën e sotme në plazhin e Durrësit është mbytur duke u larë një pushues serb.

Policia bën me dije se ka humbur jetën shtetasi serb  M. S., 43 vjeç,

“Më datë 13.07.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur duke u larë në det shtetasi serb  M. S., 43 vjeç, (pushues).”- njofton policia e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.