Inerte në pyllin e Saukut, institucionet heshtin para masakrës mjedisore

Ndotja e pyllit në vendin e quajtur “Pamja” në Sauk është shndërruar në një fenomen shqetësues.

Hedhjet  e inerteve pa kriter e kanë çuar këtë vend drejt degradimit.

Edhe pse është e ndaluar të hidhen inertet në ambiente të hapura pasi konsiderohet krim mjedisor, personat përgjegjës në këtë zonë veprojnë në menyre ekstraligjore, duke hedhur mbetjet ku të gjejnë hapësira të lira.

Jashtë kamerave banorët thonë se duhet të vihen para drejtesisë të gjithë ata që e kanë kthyer vendin në vendgrumbullimi për mbetjet.

Si pasojë e kësaj situate, ambienti po ndotet dita ditës ndërsa bashkia Tiranë apo dhe strukturat e tjera ligjzbatuese, nuk kanë marrë asnjë masë për ruajtjen e mjedisit.

Deri në marrjen e masave nuk dihet sa do të rrezikojë mjedisi.