Drutë që çuan në SPAK Kaprin, skualifikoi dy kompani me vlerë më të ulët, KPP anuloi vendimin e Bashkisë

Ankesa për tenderin e blerjeve të druve në Pogradec kanë çuar në GJKKO ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri. Bëhet fjalë për procedurën e vitit 2019, ku u skualifikuan kompanitë që dhanë ofertën më të ulët. Vetëm pas ndërhyrjes së KPP në garë janë kther kompanitë e përjashtuara.

Tentativat e ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri, për të favorizuar subjekte të caktuara në tendera kanë çuar në gjykatë këtë të fundit së bashku me 5 ish-punonjës të këtij institucioni.

Procedura e hapur në tetor të vitit 2017 për blerjen e druve të zjarrit me një fond prej 9.2 milionë lekësh rezulton të jetë shoqëruar edhe me ankesa nga subjektet pjesëmarrëse në garë.

Sipas të dhënave në Agjencinë e Prokurimeve Publike, për kontratën kanë shfaqur interes 3 kompani, 2 prej të cilave janë skualifikuar nga Bashkia e Pogradecit.

Të përjashtuar nga gara rezultojnë pikërisht dy ofertat më të ulëta, ndërkohë që i vetmi në garë mbeti Kopaci shpk, e administruar dhe në pronësi të Sokrat Kopaci, me vlerën e ofruara prej 9.2 milionë lekësh, i cili do të shpallej më pas edhe fituesi nëse ky vendim nuk do të ankimohej nga një prej subjekteve të skualifikuara.

Shkaku kanë qenë kriteret e kërkuara nga bashkia e drejtuar nga Kapri, i cili ka refuzuar dhe ankesën, çka ka bërë që gjithçka më pas të shkojë në dyert e Komisionit të Pokurimit Publik.

Në dokumentat e publikuara nga Open Data rezulton se ky i fundit ka vendosur anulimin e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe ka kërkuar rikualifikimin e kompanisë Pinderi shpk me ofertën 9 milionë lekë.

Herë pas here institucionet janë akuzuar nga kompanitë për largime të padrejta nga gara apo kritere të tepruara.

Ka qenë Komisioni që ka shmangur nënshkrimin e disa prej kontratave të tilla.