Parashikimi i motit, rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2021, 12:30
Sipas meteorologëve pritet që Shqipëria të goditet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan. Hakil Osmani nga "Meteoalb" thotë për Rtv Ora se duke filluar nga sot temperaturat do të rriten përsëri, duke shkuar në vlera deri më 39°C.
"Sot që në orët e para të mëngjesit kemi pasur rritje të temperaturave me 2 deri në 3 °C. Vlerat minimale në zonat malore do të shënojnë 18 °C, ndërsa në zonat e ulëta do të shkojnë në 24 gradë celcius. Sot tempertura maksimale pritet të jetë 38 gradë celcius. Edhe në zonat malore do ketë rritje termike, duke bërë që temperaturat maksimale të shkojnë në 33 me 34°C. Rritja e vlerave termike do të vazhdojë dhe nesër. Pritet që temperaturat e larta të vazhdojnë deri ditën e premte."