Rama: Një kontratë e prokurime e zbatuar keq, hedh në erë të gjithë procesin
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka mbledhur ministrat për të prezantuar paketën e re të prokurimeve.
Në fjalën e tij Rama ka thënë se element i rëndësishëm është realizimi i kontratave që sipas tij një kontratë e zbatuar keq, hedh një erë një kontratë prokurimi të realizuar shumë mirë.
"Një tjetër element shumë i rëndësishëm ku përsëri është bërë një përmirësim i ndjeshëm por i pamjaftueshëm është zbatimi i kontratave. Një kontratë e zbatuar keq e hedh në erë edhe një proces prokurimi të zhvilluar mirë. Unë do të ju inkurajo publikisht të njiheni me detaje të me paketën e re ligjore, dhe të gjithë të jenë të vetëdijshëm që me ligjin e ri titullarët e autoriteteve kontraktore janë përgjegjës direkt për menaxhimin e fondeve, dhe numri i pjesëmarrësve për procedurë. Në këtë rast Ministritë kanë shembullin më të madh të suksesit"
