Padia e AMT për Sorecën, KE i del në mbrojtje: Akuza të pabazuara dhe dezinformuese

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka reaguar pas padisë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, bëri dje në SPAK kundër ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Stano gjatë një konference për shtyp është shprehur se akuzat e AMT janë të pabazuara dhe dezinformuese, teksa shton se liderët e BE kanë besim tek ambasadori Soreca dhe punën që ai po bën në Shqipëri.
“Duket se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri, dhe më duhet të them se akuzat janë të pabazuara dhe dezinformuese. Liderët e BE kanë besim tek ambasadori Soreca dhe punën që ai po bën në Shqipëri. Soreca po bën punë të mirë në interes të BE, por edhe në interes të shqiptarëve, punë të mirë edhe në interes të marrëdhënieve Shqipëri-BE.
Ne vazhdojmë të mbështesim fort reformën në drejtësi në Shqipëri. I bëjmë thirrje aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë në Shqipëri të vijojnë zbatimin e reformës në përpjekjet e mëdha të Shqipërisë për të ndjekur reformën në drejtësi dhe Vettingun në gjyqësor, që po japin rezultatet e para të prekshme dhe nuk mund të ngadalësohen”, deklaron zëdhënësi i KE, Peter Stano.
Përveç padisë, AMT ka kërkuar nga Presidenti Ilir dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka që Soreca të shpallej “Non Grata”. Akuzat për ambasadorin vijnë pasi sipas AMT, pretendon se më 16 qershor, Soreca ka hyrë në GJK, kur po zhvillohej seanca dhe ka takuar kryetaren e gjykatës, Vitore Tushën.