Ministrja u tremb dhe fshiu videon, drejtori i QTTB Lushnje: Kanabisi në sera mbillet me porosi të Prokurorisë

Publikimi i një videoje ku në serën e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje rritej kanabis ka vënë në alarm Ministrinë e Bujqësisë.

Këto janë pamjet e para të publikuara nga takimi i ministres Milva Ekonomi.

Me bindjen se kanë gabuar apo nga mungesa e informacionit për atë çfarë kishte ndodhur, pamjet u fshinë, ose më mirë u censuruan.

Mesa duket frika dhe nxitimi për të fshirë materialin ka qenë i kotë.

Drejtori i Qendrës, Andrea Muça, pohon se në serat e shtetit ka bimë kanabis sativa por me qëllim të caktuar.

"Në serat e QTTB Lushnje ka pasur dhe ka kanabis."

Muça sqaron se fara të ndryshme të dyshuara si bimë narkotike dhe fidanë të vegjël dërgohen aty me urdhër të prokurorisë për tu rritur dhe më pas çohen në laborator për të matur shkallën e lëndës narkotike.

"Është një praktikë, një bashkëpunim minis Ministrisë së Bujqësisë dhe organeve të policisë dhe hetuesisë. Ka disa vite që prova të ndryshme, të dyshuara për kanabis, kryesisht fara por edhe fidanë të porsambirë, organet e policisë dhe prokurorisë i sjellin pranë institucioneve të Ministrisë së Bujqësisë".

Ministrja u tremb dhe fshiu videon, drejtori i QTTB Lushnje: Kanabisi në