Tregu i Vlorës, ankohen tregtarë e qytetarë: Kushtet mizerabël, si në mesjetë!
Perime të hedhura në rrugë, të prishura nga dielli,dhe të mbushura me pluhur. Këto pamje vijnë nga tregu i Vlorës.
Në këto ditë të nxehta të verës, produktet ushqimore në qytetin bregdetar që vizitohet nga mijëra turistë po shiten në kushte jashtë çdo standardi.
Tregtarët janë koshient për situatën në të cilën shesin ushqimet, dhe për këtë situatë kanë pak komente.
"Mizerabël!"
"Kushtet e tregut janë mizerje!"
"Shumë e vështirë, si në mesjetë jemi."
Të tjerë të revoltuar thonë se po hedhin poshtë mallin e tyre nga prishja.
"Po hedhim lekët tona poshtë, gjynah."
"Shih si e bëri dielli, ku të vete unë."
Të shqetësuar janë edhe konsumatorët.
"Në këtë treg hajde të hash domaten, specin, të gjitha."
"Kushte jo të mira, bën një figurë të keqe."
Tregtarët, por edhe qytetarët, i bëjnë apel Bashkisë dhe institucioneve që të ndërhyjë menjëherë për gjetjen e një vendi të përshtatshëm për treg.

