Kokaina në portin e Durrësit, Ora News siguron foton e lëndës narkotike

Kapet një sasi droge e llojit kokainë që vinte në Shqipëri nëpërmjet një konterjneri të ngarkuar me banane nga Ekuadori, në Amerikën Latine.

Deri në këto momente të kontrollit të kontejnerit nga policia portuale e Durrësit, janë sekuestruar plot 14 pako me kokainë, të cilat pasi janë peshuar ka rezultuar se sasia e kokainës është në 11 kilogram.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me prokurorinë e këtij qyteti, ka shoqëruar dy personat që kanë shkuar në port për të tërhequr kontejnerin e ngarkuar me banane, që i përket një  kompanie tregtare në Tiranë.

Ora News mëson se janë ndaluar Barjon Gumeni, vëllai i Eduart Dautaj, pronarit të kompanisë Alba Ekzotik Fruits që kishte porositur dërgesën me banane dhe Jurgen Osmani, punonjës i kompanisë.

Deri në këtë fazë, kjo është sasia e kokainës të sekuestruar ndërsa vijon kontrolli i imtësishëm i kontejnerit edhe në vend të ndryshme, pasi skaneri ka evidentuar njolla të tjera të kuqe, që dyshohet se është fshehur sasia e kokainës.

Policia dhe prokuroria e Durrësit, vijon me verifikimin e personave dhe pronarëve të kompanisë.

Kokaina në portin e Durrësit, Ora News siguron foton eKokaina në portin e Durrësit, Ora News siguron foton e