Përplasje mes bandave shqiptare në Mykonos, vritet me thikë 27 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në ishullin grek Mykonos, nga ku humbi jetën një shqiptar 27 vjeçar.

Mësohet se në zonën e Agios Fanourios të ishullit, ka pasur  përplasje mes dy bandave shqiptare për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, shkruan gazeta "Prwto Thema".

Autori i krimit është gjithashtu shqiptar, ndërkohë viktima humbi jetën nga goditja me thikë. Policia e Mykonos po heton incidentin, ndërsa deri më tani janë ndaluar katër shtetas shqiptarë.