Fati i 30 qershorit, Komisioni i Venecias shqyrton më 14 tetor kërkesën e Kushtetueses
Komisioni i Venecias do të marrë në shqyrtim në seancën që do të zhvillohet në 14 deri më 16 tetor, fatin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Ky institucion u vu në lëvizje pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, e cila ka marrë në shqyrtim padinë e Shoqatës së Bashkive që i cilëson zgjedhjet vendore të 2019 si antikushtetuese.
Fati i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, do të merret në shqyrtim në 14 tetor nga Komisioni i Venecias.
Ky institucion me ekspertizën me të lartë juridike do të mblidhet në sesion në mesin e muajt tetor, ndërsa do të diskutojë e më pas të hartojë një opinion të gjerë mbi kushtetueshmërinë e zgjedhjeve vendore të 2019-ës, të cilat Partia Demokratike dhe aleatët e saj i bojkotuan dhe procesi u zhvillua pa kandidat.
Komisionit të Venecias, për ekpertizë më të thelluar ju drejtua Gjykata Kushtetuese, e cila e ka marrë në shqyrtim padinë e Shoqatës së Bashkive të Drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.
Kjo shoqatë kërkon shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve dhe pavlefshmërinë e tyre, çka në rast pranimi të padisë do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme vendore.
Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të marrë vendim mbi zgjedhjet e 2019, vetëm kur të ketë në dorë opinionin e Komsionit, por duket se kjo do të ndodhë disa muaj më vonë e ndoshta në fillim të muajt nëntor.
Komsioni i Venecias e shqyrton në 14 tetor kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, por duke ju referuar rasteve të mëparshme, për të publikuar opinionin final i është dashur 3-4 javë pas seancës së diskutimeve.
Vjeshta paralajmëron vendime të rëndësishme në Gjykatën Kushtetuese, ku krahas zgjedhjeve të 30 qershorit, ky institucion do duhet të shprehet edhe për fatin e Ilir Metës President.
