Lamtumirë Uran Kostreci! Basha: Humbëm një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste

Në një ceremoni të hapur, i është dhënë lamtumira e fundit, Uran Kostrecit, një prej ikonave më të rëndësishme të qëndresës anti-komuniste. Familjarët dhe miqtë risollën me nostalgji copëza kujtimesh ndërsa personalitete të jetës publike, artit e politikës, e vlerësuan për guximin e treguar në periudhën diktatoriale, në mbrojtje të lirisë e jetës.

I është dhënë lamtumira e fundit Uran Kostreci, ish-i burgosurit politik, që u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Miq ,familjarë dhe figura të politikës ishin të pranishëm në homazhet e kësaj figure emblematike e së djathtës antikomuniste.

Kryedemokrati Basha e vlerësoi të ndjerin për qëndresën e guximshme në periudhën diktatoriale.

“Ndahemi nga një njeri me vlera të jashtëzakonshme me një dhimbje të dyfishtë, me vetëdijen e kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste”- tha Basha.  

Me dhimbje të madhe të afërm të Kostrecit ndanë copëza kujtimesh.

“Ishte një nga njerëzit më qendrestar në burgje.”

“Urani erdhi në këtë botë duke qajt si gjithë ne që kemi ardhur, pa e ditur pse, iku duke na përlotur të gjithëve duke e ditur pse, sepse kemi humbur njeriu e dashur tonin, bashkëvajtësin tonë që nuk e mposhti as burgu.”

“Njihej si një por që në birucat e burgut ai thurte poezi, dhe këto poezi i regjistroi në trurin e tij dhe i botoi pasi doli nga burgu. “

“Ai vërtetë nuk krijoi një familje por la një familje të madhe”

Sonetet e tij, kujtimet që ka lënë pas, dëshmitë për jetën nën burgjet komuniste dhe Epopeja e Karkalecave do të mbeten gjatë në mendjen dhe në bibliotekat e shqiptarëve.

Lamtumirë Uran Kostreci! Basha: Humbëm një kolos tëLamtumirë Uran Kostreci! Basha: Humbëm një kolos tëLamtumirë Uran Kostreci! Basha: Humbëm një kolos të

Lamtumirë Uran Kostreci! Basha: Humbëm një kolos tëLamtumirë Uran Kostreci! Basha: Humbëm një kolos të